Ndërlidhjet

STRASBURG


Këshilli i Asamblesë Parlamentare evropiane vlerësoi se arrestimi i drejtuesve të kompanisë së naftës Jukos nga autoritetet ruse ishte përpjekje e shtetit për të dobësuar kundërshtarët politikë. Sipas raportit të publikuar sot ndjekja e drejtuesve të kësaj kompanie synonte edhe ruajtjen e kontrollit mbi sektorët strategjik ekonomik. Ata akuzohen për mashtrim dhe shmangie nga taksat. Prokurorët rusë u kundërpërgjigjën duke thënë se kanë vepruar sipas ligjeve në fuqi.
XS
SM
MD
LG