Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka thënë se Shqipëria është krenare që ka mbështetur dhe mbrojtur hebrejtë nga holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Krenohemi që jemi anëtarë të popujve që e kaluan testin e holokaustit. Shqipëria është dukuri që duhet të studiohet për sjelljen ndaj të tjerëve" ka thënë Nano, në një takim me Shoqatën e Miqësisë Shqipëri – Izrael. Gjatë luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë fshehur mijëra hebrejë nga Shqipëria dhe vendet tjera të Ballkanit.
XS
SM
MD
LG