Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush pas vdekjes së 31 ushtarëve amerikanë nga rrëzimi i një helikopteri në Irak, ka thënë se ai brengoset sa herë vdes ndonjë ushtar. "Ne lotojmë dhe mbajmë zi kur ushtarët humbin jetën. Por, përhapja e lirisë është synim afatgjatë. Përndryshe, Lindja e Mesme do të vazhdojë të mbetet kazan i inateve dhe urrejtjes, terren rekrutimi për ata që kanë një vizion të ndryshëm nga ne për botën", ka thënë Bush. Ai ka inkurajuar irakianët që të sfidojnë terroristët dhe të votojnë në zgjedhjet e së dielës.
XS
SM
MD
LG