Ndërlidhjet

DAVOS


Kryetari i Francës Zhak Shirak ka thënë se bota po përfshihet nga murtaja që ai i quajti cuname të qeta, siç është papunësia. Këto komente Shirak i ka bërë në Forumin Vjetor Ekonomik Botëror, që po mbahet në Zvicër. Ai u ka bërë thirrje 2. 500 pjesmarrësve të Forumit që të angazhohen për kapërcimin e varfërisë përmes partneritetit dhe solidaritetit. Udhëheqës nga vende të ndryshme do të diskutojnë gjatë pesë ditë të ardhshme rreth: globalizimit, varfërisë, armëve të shkatërrimit në masë dhe problemeve politike në botë.
XS
SM
MD
LG