Ndërlidhjet

VARSHAVË


Kryetari i Polonisë Aleksander Kvashnjevski tha sot se bota nuk i ka nxjerrë mësimet e duhura nga tragjedia e Aushvicit, kampit më të madh të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Kur shoh spastrimet etnike në Ballkan apo ngjarjet në disa vende afrikane më bëhet e qartë se fatkeqësisht, leksioni i Aushvicit nuk është kuptuar si duhet" tha Kvashnjevski për radion polake. Sipas tij, ngjarjet e tilla duhet të kujtohen gjithnjë, e jo vetëm në përvjetore. Ndryshe, viktimat e holokaustit u përkujtuan paradite në qytetin Krakov.
Duke folur në forumin e mbajtur me këtë rast, nënpresidenti amerikan Dik Cejni pos tjerash tha se holokausti përfshin një periudhë të caktuar në histori, por ajo nuk është e vetmja. "Ai paraqet rast të miliona vrasjeve individuale. Cdo i burgosur që arrinte kishte emer, shtëpi si dhe ëndërra për të nesermen. Secili, ashtu si unë dhe ju, ishte fëmijë i Zotit, që dëshironte të jetonte, që kishte cdo të drejtë për jetë, gjë të cilën askush nuk ka të drejtë ta mohojë" tha nënpresidenti amerikan Dik Cejni.
Manifestimi qëndror për 60 vjetorin e çlirimit të Aushvicit, do të mbahet pasdite para memorialit ndërkombëtar në Birkenau. 44 udhëheqës shtetesh pritet të nderojnë 1.5 milionë njerëzit që ishin ekzekutuar në këtë kamp.
XS
SM
MD
LG