Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Në Irak dhuna përshkallëzohet në prag të zgjedhjeve të 30 janarit.
Në Kirkuk, militantët sulmuan tre shkolla ku do të votohet të dielën, si dhe një stacion të policisë. Njoftime për viktima nuk ka.
Në jug të Bagdadit, kryengritësit aktivizuan një bombë pranë konvojit të ushtrisë irakiene, duke vrarë 5 dhe plagosur 15 njerëz.
Nga shpërthimi në Samarra e humbi jetën një ushtar irakien dhe dy civilë, ndërsa 6 kryengritës u vranë në përleshjet me trupat amerikane.
Në Baquba, një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë bashkë me automjetin e tij dhe plagosi 9 njerëz.
Po atje, nga një shpërthim tjetër u vra një përkthyes i ushtrisë amerikane dhe u plagosën 3 vetë.
Më parë, 6 ushtarë nga Australia u plagosën në sulmin vetëvrasës kundër patrullës së tyre në Bagdad.
Në Uashington, presidenti George Bush u bëri thirrje irakienëve që me daljen në votime, të mos i përfillin kryengritësit.
"Terroristët në këtë vend kanë shpallur luftë kundër vetë demokracisë, dhe së këndejmi edhe luftë kundër vetë popullit irakien. Megjithate, zgjedhjet do të shkojnë përpara. Miliona irakienë do ta shfaqin trimërinë, dashurinë e tyre për atdheun dhe dëshirën për të jetuar në liri", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG