Ndërlidhjet

KRAKOV


Liderë botërorë dhe rreth 2 mijë të mbijetuar nga kampi nazist në Aushvic, u tubuan sot në Poloni për ta shënuar 60 vjetorin e çlirimit të kampit të përqëndrimit.
Ngjarja u hap me fjalimin e presidentit të Izraelit Moshe Katsav, i cili i bëri thirrje rinisë në mbarë botën "ta vazhdojë dialogun kundër racizmit dhe ksenofobisë".
Katsav tha se 60 vjet pas tmerrit të Holokaustit, bota është dëshmitare e ringjalljes së antisemitizmit.
Në këtë forum u transmetuan edhe dokumentarë që pasqyronin çlirimin e kampeve naziste, kurse aktorët përkujtonin rrëfimet e tmerrshme të të mbijetuarve.
Nënpresidenti amerikan Dik Cheney tha se kampet e përqëndrimit paraqesin raste të miliona vrasjeve individuale.
"Rrëfimi për kampet na përkujton se e keqja është reale, ajo duhet të quhet me emrin e saj dhe të luftohet" tha Cheney.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ua kujtoi të pranishmëve përballjen e ushtarëve sovjetikë me skenat e kampit, pas çlirimit të tij.
Rreth 1 milionë e 500 mijë njerëz janë ekzekutuar në kampin e përqëndrimit Aushvic. Shumica prej tyre ishin hebrejë nga vende të ndryshme të Evropës.
Në Prishtinë, ligjvënësit kosovarë kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa disa shoqata për të drejtat e njeriut, përmes një deklarate i kanë përkujtuar viktimat e Holokaustit.
XS
SM
MD
LG