Ndërlidhjet

RAMALLAH


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, i cili përpiqet të ndalojë dhunën në territoret nën kontrollin e palestinezëve, i bëri thirrje Izraelit të dakordohet për armëpushim të dyanshëm me fraksionet e armatosura palestineze.
Pas takimit në Ramallah me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit William Burns, Abbas tha se Autoriteti Palestinez dhe qeveria e Izraelit duhet të arrijnë armëpushimin, dhe se nuk ka arsye marrëveshja të shtyhet.
Sot kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se kushtet janë të mira për një "kthesë" historike drejt paqes.
Po sot, kryeministri palestinez Ahmed Qorei lëshoi urdhëra që e ndalojnë armëmbajtjen pa leje në territoret, të cilat janë nën kontrollin e forcave palestineze të sigurisë.
XS
SM
MD
LG