Ndërlidhjet

PRAGË


Të reshurat e shumta të borës dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në mbarë Evropën.
Një aeroplan që transportonte postën prej Rumanisë në Hungari, u rrëzua në verilindje të Rumanisë, ndërsa të dy pilotët hungarezë e humbën jetën.
Bora e përcjellë me stuhi e ka mbuluar pothuaj gjithë Rumaninë, duke mbyllur disa autostrada dhe izoluar shumë fshatra.
Më shumë se 1.5m borë i ka izoluar edhe zonat veriore të Shqipërisë, kurse qeveria tha se do të dërgojë makineri për t'i hapur rrugët.
Moti i keq shkaktoi mbylljen e rrugëve edhe në Hungari, Sllovaki dhe Çeki, ndërsa në Mal të Zi është mbyllur aeroporti në Podgoricë.
XS
SM
MD
LG