Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Qëndrimi amerikan për Kosovën është identik me atë të bashkësisë ndërkombëtare. Mendojmë se është heret që Shtetet e Bashkuara, në këtë çast të fillojnë të shqyrtojnë opcionet për statusin e ardhshëm të Kosovës" tha zëdhënësi i Stejt Departamentit, Riçard Bauçer. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Riçard Bauçer tha se nga mesi i vitit 2005 do të bëhet vlerësimi i jetësimit të standardeve dhe nëse ai do të jetë pozitiv, bashkësia ndërkombëtare do të nis procesin e bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës. "Ne ftojmë kosovarët që të vazhdojnë me anagazhimet në jetësimin e të gjitha standardeve, sepse ende ka mbetur shumë për t'u bërë" tha zëdhënësi i Stejt Departamentit, Riçard Bauçer.
XS
SM
MD
LG