Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Irakianët me të drejtë vote, të cilët jetojnë në Australi, Zelandë të Re, Turqi dhe Siri ishin të parët që filluan votimin për zgjedhjet e para që nga rënia e Sadam Hyseinit në vitin 2003. Qendra të votimit janë hapur sot në 14 shtete, ku do të votojnë rreth 280.000 irakianë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush inkurajoi irakianët që të marrin pjesë në zgjedhje. Ai paralajmëroi edhe mundësinë e tërheqjes së 150.000 ushtarëve nga Iraku, nëse qeveria e ardhshme do ta kërkojë një gjë të tillë. Por, presidenti Bush tha se pret që udhëheqësit të dëshirojnë mbetjen e forcës shumëkombëshe në Irak.
XS
SM
MD
LG