Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher ka thënë mbrëmë vonë se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara në politikën e Bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën. Këto komente zoti Boucher i bëri i pyetur lidhur me raportin më të ri të Grupit ndërkombëtar të krizave. Ai mëtutje, në një konferencë për gazetarë, ka thënë se "mendojmë se do të ishte e parakohshme në këtë periudhë për Shtetet e Bashkuara që të fillojnë të diskutojnë opsionet për statusin e ardhshëm të Kosovës". Duke folur për standardet për Kosovën, zoti Boucher u shpreh se nëse vlerësimi i standardeve në mes të këtij viti është pozitiv, atëherë "Bashkësia ndërkombëtare do të filloj procesin politik për të biseduar për statusin e ardhshëm të Kosovës".
XS
SM
MD
LG