Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjenerali i armatës, Vlladimir Llazareviq u është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe ka vendosur që ti dorëzohet Tribunalit të Hagës për krime të Luftës, ka kumtuar sot qeveria e Serbisë. Është kumtuar se zoti Llazareviq për në Hagë do të niset javën e ardhshme. Vlladimir Llazareviq, së bashku me gjeneralët, Sreten Llukiq, Vllastimir Gjorgjeviq dhe Nebojsha Pavkoviq është i akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës. Në akuzën e Tribunalit thuhet se armata dhe policia "kanë vrarë qindra civilë shqiptarë të Kosovës" në "një fushatë sistematike të qëllimshme të terrorit dhe të dhunës".
XS
SM
MD
LG