Ndërlidhjet

PRAGË/BAGDAD


Mijëra shtetas ë Irakut, që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit të tyre, sot kanë filluar votimet për Asamblenë e re të Irakut. Është thënë se këto vendvotime janë hapur në 14 shtete të botës ndërsa për votime ishin regjistruar afro 280 mijë zgjedhës. Ka raporte se në Berlin, në Londër, në Teheran, në Ankara, në Aman dhe në qytete të tjera, dalja në votime ishte e mirë. Zgjedhjet në Irak do të mbahen të dielën, por ka shqetësime të mëdha për dhunën që është e pranishme në këtë vend. Sot, në orët e hershme të mëngjesit, policia ka kumtuar se nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë, në pjesën jugore të Bagdadit, janë vrarë katër persona.
XS
SM
MD
LG