Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në Shtëpinë e Bardhë sot u bë ceremonia e dhënies së betimit të zonjës Condoleezza Rice për postin e sekretares amerikane të shtetit. Me këtë rast, presidenti George Bush, pos tjerash, tha:
-Ajo ka një besim të qëndrueshëm në forcën e demokracisë për sigurimin e drejtësisë dhe lirisë dhe për përfshirjen e njerëzve të të gjitha racave dhe religjioneve në kursin që vendet e lira e përcaktojnë për vetveten.
Mëtutje, në këtë ceremoni, foli edhe zonja Rice:
-Vendi ynë është forcuar për ballafaqime me sfidat e kohës tonë: për luftimin e tiranisë dhe terrorit dhe për ti siguruar të mirat e lirisë dhe të prosperitetit për gjeneratën e re. Tash është koha që mbi këto arritje të ndërtohet një botë më e sigurtë dhe më e lirë.
Me këtë rast, presidenti Bush falënderoi sekretarin e deritashëm, Colin Powell për punën e tij.
XS
SM
MD
LG