Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak edhe sot, një ditë para zgjedhjeve, kryengritësit kanë sulmuar vendvotimet dhe stacionet e policisë. Kështu, nga një sulm vetëvrasës në qytetin me shumicë kurde Kanakin, në verilindje të Bagdadit, janë vrarë së paku pesë persona. Ka pasur raporte edhe për sulme në qytetet veriore Dohuk, Irbil, Kirkuk, Havija dhe Bajvan.
Në qytetin qendror irakian, Suvajarah është sulmuar një kazermë e Gardës Kombëtare të Irakut, me ç'rast është vrarë një ushtar irakian. Ushtria amerikane sot ka kumtuar se nga përplasja e një helikopteri, mbrëmë në Bagdad, kanë humbur jetën dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG