Ndërlidhjet

BAGDAD


17 persona u vranë në sulme të ndara të kryengritësve në Irak, në prag të zgjedhjeve të nesërme. Sipas ushtrisë amerikane, 5 civilë dhe tre ushtarë irakianë u vranë nga një sulm vetëvrasës me bombë në Kanakin, në verilindje të Bagdadit. Një ushtar tjetër irakian u vra në qytetin Suvajrah. Nga një bombë në Samara u vranë tre civilë. Në shënjestër të militantëve ishin edhe qytetet veriore: Kirkuk, Irbil etj. Dhuna ndodhi pas vendimeve të autoriteteve për shtimin e masave të sigurisë, me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Kufijt e Irakut janë mbyllur, ndërsa qarkullimi i automjeteve është reduktuar. Kryetari i përkohshëm Gazi Al Javar, ndërkaq tha se mund të ndodh që vetëm një përqindje e ulët e votuesve të dalë në votime, për shkak të frikës nga dhuna.
XS
SM
MD
LG