Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Dy amerikanë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sonte nga një sulm në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i ambasadës Bob Kallahan. Selia e ambasadës është në Zonën e Gjelbërt me masa të shumta të sigurisë. Gjatë ditës në Irak, kryengritësit vranë edhe së paku 15 persona. Presidenti i përkohshëm, Gazi Al Javar tha se dhuna do të shkurajojë shumicën e njerëzve nga pjesëmarrja në zgjedhjet e neserme. "Ne shpresojmë se të gjithë do të marrin pjesë, por nëse shumica nuk delë në votime, atëherë kjo do të ndodh për shkak të gjendjes së sigurisë, e jo si pasojë e bojkotit të zgjedhjeve", tha Javari, sipas të cilit janë të paktë ata që kanë vendosur të bojkotojnë votimet. Qendrat e votimit në 7 qytete, ishin sot në shënjestër të kryengritësve. Dhuna u rrit pavarsisht nga masat e shtuara të sigurisë që kanë ndërmarrë forcat amerikane dhe irakiane.
XS
SM
MD
LG