Ndërlidhjet

BAGDAD


Irakianët sot në mënyrë masive dolën në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare. Duket sikur kryengritësit dështuan të realizojnë kërcënimet për sulme spektakulare që synonin frikësimin e qytetarëve për të marrë pjesë në votime. Zyrtarë të lartë zgjedhorë të Kombeve të Bashkuara dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Irakut thonë se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 72%. Ata janë shprehur se në përgjithësi votimet ishin të lira dhe korrekte, megjithë faktin se ka pasur disa incidente, përfshirë këtu edhe sulme vetëvrasëse me bomba, nga të cilat u vranë së paku 22 persona.
XS
SM
MD
LG