Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush i vlerësoi të suksesshme zgjedhjet e sotme në Irak dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ti përgatisin irakianët për ta marrë përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre. Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se "bota po e dëgjon zërin e lirisë nga qendra e Lindjes së Mesme". Presidenti amerikan e lavdëroi trimërinë e irakianëve që dolën në votime përkundër vazhdimit të dhunës dhe kërcënimeve. Zoti Bush tha se irakianët e "refuzuan ideologjinë antidemokratike" të kryengritësve.
XS
SM
MD
LG