Ndërlidhjet

PRAGË


Udhëheqësit botërorë po shprehin optimizëm lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Irak. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar pozitivisht zgjedhjet në Irak.
"Kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet në Irak ishin tepër të vështira, thënë me gjuhën më të butë. Por jo më pak ky është një hap në drejtimin e duhur, është një ngjarje pozitive", tha Putin.
Presidenti afgan, Karzai, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen e votimeve.
Qeveria iraniane ka deklaruar se shpreson që suksesi i zgjedhjeve në Irak të cojë drejt një gjendje të mirë të sigurisë dhe në fundin e pushtimit amerikan në Irak.
Ndërkaq Turqia, një tjetër vend fqinj me Irakun, i ka vlerësuar zgjedhjet si hap drejt demokracisë.
XS
SM
MD
LG