Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha se takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, më 21 të këtij muaji në Bruksel, do të jetë shumë i rëndësishëm për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër ai, mbrëmë, në një konferencë për gazetarë, shpjegoi se "situata do të analizohet hollësisht e veçanërisht rrethanat në Kosovë gjatë këtij viti". "Në mes të këtij viti do të vlerësojmë se sa janë plotësuar standardet në Kosovë dhe do të shohim se a është situata e tillë që të fillojmë të bisedojmë se a mund të modifikohet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", tha zoti Solana. Ai mëtutje ka theksuar se "nëse standardet realizohen në maksimum, atëherë do të jemi të gatshëm të bisedojmë për statusin final të Kosovës dhe si të lëvizet në atë drejtim".
XS
SM
MD
LG