Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Presidenti i përkohshëm i Irakut, Ghazi al-Yawer ka deklaruar sot se do të ishte "plotësisht absurde" që nga Shtetet e Bashkuara dhe trupat e tjera të jashtme të kërkohet që të tërhiqen nga Iraku. Ai ka thënë se trupat e jashtme do të mund të largoheshin nga Iraku vetëm nëse forcat e sigurisë së Irakut aftësohen dhe nëse situata e sigurisë në këtë vend përmirësohet. Zoti Yawer, në konferencën për shtyp, u shpreh se nga fundi i këtij viti mund të shihet zvogëlim i numrit të forcave të jashtme në Irak.
XS
SM
MD
LG