Ndërlidhjet

BAGDAD


"Largimi i trupave të huaja nga Iraku në kohën kur nuk është krijuar ende qeveria e re dhe vendi është në kaos, nuk ka kurrëfarë kuptimi" tha presidenti i Irakut, Gazi Al Zhavari. Ai u bëri thirrje të gjitha partive, përfshirë edhe atë islamike që ka bojkotuar zgjedhjet, që të marrin pjesë në bisedimet për qeverinë e re. "Udhëheqësit e partisë islamike besonin se në Irak nuk mund të mbahen zgjedhje derisa trupat e huaja të largohen nga vendi. Rreth kësaj çështjeje, ne u themi se trupat e huaja janë ftuar nga qeveria e Irakut" tha Zhavari, sipas të cilit, 170.000 ushtarët amerikanë duhet të mbesin në Irak deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe eleminimin e disa grupeve terroriste.
XS
SM
MD
LG