Ndërlidhjet

MOSKË


Ambasadori i Iranit në Rusi tha se Teherani është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen që do t'i lejojë Rusisë hapjen e termocentralit për energji bëthamore në Iran. Sipas tij, marrëveshja mund të arrihet gjatë vizitës së drejtuesit rus për energji atomike në Teheran, në fund të muajit. Ndërkohë, drejtuesi i programit të Iranit për energji atomike takon sot zyrtarët evropian në Bruksel, të cilët po mundohen të bindin Iranin që të heq dorë nga aktivitetet rreth uraniumit të pasuruar, që mund të përdoret si lëndë e parë për armët nukleare.
XS
SM
MD
LG