Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq dhe kryeministri Ivo Sanader urdhëruan policinë që të shtojë përpjekjet për arrestimin e të kërkuarve nga Tribunali i Hagës. Urdhëri u lëshua vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian tha se do të shtyjë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, nëse Zagrebi dështon në arrestimin e gjeneralit Ante Gotovina. Në një deklaratë të përbashkët Mesiq dhe Sanader thanë se ai nuk ndodhet në Kroaci, por policia duhet të bashkëpunojë me vendet tjera për të zënë gjeneralin Gotovina.
XS
SM
MD
LG