Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi Kontaktit Plus dhe liderët politikë të Kosovës, diskutuan sot në Prishtinë rreth decentralizimit, përkatësisht zbatimit të pilot – projekteve dhe përfshirjen e serbëve në grupet punuese. Zyrtarët e qeverisë thanë se pilot projektet janë fazë provuese për procesin që do të fillojë pas rreth tre vjetësh. Mirëpo, sipas opozitës, ky është një proces i improvizuar dhe hap drejtë ndarjes së Kosovës. Sipas Ministrit të pushtetit lokal Lutfi Haziri, ndërkaq nuk do të lejohet decentralizimi në baza etnike dhe nuk do të ketë ndryshim të kufijve të komunave ekzistuese.
XS
SM
MD
LG