Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, në fjalimin e tij drejtuar kombit, shpalosi planet e tij për mandatin e dytë. Ai lavdëroi zgjedhjet në Irak, në territoret palestineze, në Afganistan dhe në Ukrainë. Ai tha se ato janë sinjale se demokracia po marshon në botë. Zgjedhjet e së dielës në Irak, tha presidenti amerikan, hapën një fazë të re për atë vend. "Ne do të kemi sukses sepse Iraku është i përcaktuar që të luftojë për lirinë e vetë dhe të shkruajë historinë e tij" tha Bush. Duke folur për çështje të brendshme, ndërkaq, Bush premtoi reforimin e sistemit shtetëror pensional, i njohur si siguria sociale.
XS
SM
MD
LG