Ndërlidhjet

PRISHTINË


Decentralizimi i pushtetit do të bëhet brenda 12-24 muajve, ka thënë shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, duke i hedhur poshtë pohimet e Ministrit të Pushtetit Lokal Lutfi Haziri, se faza e tanishme është vetëm testuese dhe se decentralizimi i mirëfilltë do të bëhet në vitin 2008.
Gjatë një vizite në Dardanë, ish Kamenicë, Jessen-Petersen tha se në grupin punues për decentralizim duhet të marrë pjesë edhe opozita, pasi për këtë proces nevojitet konsenzus i plotë.
Jessen-Petersen ka shtuar se opozita i përkrah të arriturat e deritanishme të grupit punues për decentralizim, por dëshiron që të jetë pjesë e vërtetë e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG