Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, në fjalimin e tij drejtuar kombit, i shpalosi planet e tij për mandatin e dytë.
Bushi i lëvdoi zgjedhjet në Irak, në territoret palestineze, në Afganistan dhe në Ukrainë.
Ato janë sinjale se demokracia po marshon në botë, kurse zgjedhjet në Irak hapën një fazë të re për atë vend, tha presidenti amerikan.
Në fjalimin në Kongres, presidenti Bush tha se Irani është sponsori kryesor i terrorizmit në botë dhe e paralajmëroi Teheranin për ambicjet bërthamore.
"Sot Irani mbetet shteti i parë në botë që sponsorizon terrorizmin, duke zhvilluar armë për shkatërrim në masë, ndërkohë që njerëzit e vet i privon nga liria që ata e kërkojnë dhe meritojnë. Ne punojmë me aleatët evropianë për t'ia bërë të qartë regjimit iranian, se ai duhet të heqë dorë nga programi i pasurimit të uraniumit dhe plutoniumit dhe t'i japë fund mbështetjes së terrorizmit", tha presidenti Bush.
Sot në Teheran, Ministri i Jashtëm Hamid Reza Asefi, tha se akuzat e Bushit janë të pabaza.
Ndërkaq duke folur për çështjet e brendshme, presidenti Bush premtoi reformimin e sistemit shtetëror pensional, i njohur si siguria sociale.
XS
SM
MD
LG