Ndërlidhjet

TBILISI


Kryeministri i Gjeorgjisë Zurab Zhvania, vdiq sot nga rrjedhja e gazit në një banesë në Tbilisi.
Ministri i Brendshëm Vano Merabishvili, tha se nuk ka arsye të besohet se vdekja e kryeministrit 41 vjeçar është e inskenuar, ndërsa presidenti Mikhail Saakashvili, tha në mbledhjen e kabinetit se vdekja e Zhvanias ishte goditje e rëndë për atë dhe për vendin.
"Me Zurab Zhvania, Gjeorgjia humbi një patriot të madh, i cili tërë jetën ia kushtoi shërbimit ndaj atdheut. Unë e humba mikun më të ngushtë, këshilltarin dhe aleatin më të besueshëm", tha Saakashvili.
Zhvania ishte pjesë e opozitës kundër ish presidentit Eduard Shevardnadze dhe luajti një rol të madh në të ashtuquajturin "revolucion të trëndafiltë", që çoi në përmbysjen e Shevardnadzes pas akuzave për mashtrime në zgjedhjet në nëntor 2003.
XS
SM
MD
LG