Ndërlidhjet

JERUSALEM


Dy ushtarë izraelitë u plagosën kur militantët palestinezë kanë hedhur granata dore dhe kanë hapur zjarr ndaj një automjeti të ushtrisë në Rripin e Gazës, ndërsa në reagimin e tyre, ushtarët izraelitë kanë vrarë njërin nga militantët.
Sulmi ka ndodhur ndërsa zyrtarët palestinezë dhe izraelitë përgatiten për samitin e së enjtes në Egjipt, ku pritet të shpallet armëpushimi dyanshëm.
Para samitit, kabineti i Izraelit sot e miratoi lirimin e 900 palestinezëve dhe tërheqjen e trupave izraelite nga disa qytete të Bregut Perëndimor.
XS
SM
MD
LG