Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Shreder e siguroi Sekretaren Amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs se Gjermania do të ndihmojë vendosjen e demokracisë në Irak. Rajs, ndërkaq shprehu, siç tha, bindjen për forcimin historik të raporteve ndërmjet dy vendeve. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania ndajnë vlera dhe përkushtim të madh. Këto vlera janë ndërtuar mbi bazën e testeve historike dhe aftësisë sonë që të japim kontribut të madh në ndryshimet që çojnë në ndërtimin e Evropës si tërësi, të lirë dhe në paqe", tha Rajs. Unifikimi i qëndrimeve rreth Iranit, tha Sekretarja amerikane, ishte gjithashtu në fokus të takimeve në Berlin. "Iranianët duhet të veprojnë në pajtim me obligimet ndërkombëtare që kanë. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me kolegët nga Britania, Franca dhe Gjermania, për nevojën e dërgimit të një mesazhi të plotë tek iranianët" tha sekretarja amerikane. Irani ishte njëra nga çështjet kryesore edhe gjatë vizitës në Londër, ku ajo u takua me kryeministrin Toni Bler dhe ministrin e Jashtëm, Xhek Strou.
XS
SM
MD
LG