Ndërlidhjet

KIEV


Parlamenti i Ukrainës miratoi kandidaturën e Julia Timoshenkos për kryeministre të ardhshme. Ajo ishte figurë shumë e rëndësishme në kohën e ardhjes në pushtet të presidentit, Viktor Jushçenko. Pas votimit Timoshenko premtoi se qeveria do të punojë për të mirën e Ukrainës."Dua t'u sigurojë se në çfarëdo rrethanash, nuk do t'i zhgënjejë njerëzit e Ukrainës, presidentin dhe parlamentin" tha Timoshenko. Ajo bëri thirrje për një strategji kombëtare që do të krijonte bazat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG