Ndërlidhjet

VARSHAVË


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice sot e vazhdon turneun evropian në Poloni dhe Turqi.
Në Varshavë, Rice pritet ta falënderojë Poloninë për dërgimin e trupave të saj në Irak, kurse më pas në Turqi do të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, nga i cili pritet të kërkojë që Moska t'i ndërpresë furnizimet për reaktorin bërthamor të Iranit.
Dje në Londër pas takimit me kryeministrin Tony Blair, Rice tha se aksioni ushtarak kundër Iranit për momentin nuk është në agjendë.
Ndërkaq në Berlin, Rice i tha kancelarit Gerhard Schroeder se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me vendet evropiane për ta penguar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG