Ndërlidhjet

VARSHAVË


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se Rusia duhet t'i kthehet demokracisë nëqoftëse Moska dëshiron marrëdhënie më të thella me Perëndimin.
Rice i bëri këto komente në konferencën për shtyp në Varshavë, në ndalesën e tretë të turneut në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Rice, e cila nga Polonia do të udhëtojë në Ankara për bisedime me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se Rusia duhet ta demonstrojë përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe gjyqësisë së pavarur.
Ajo tha se bisedimet me homologun polak Adam Rotfeld u përqëndruan në shembujt e përparimit të demokracive në botë.
"Ministri dhe unë patëm mundësinë të flasim për progresin e jashtzakonshëm që demokracia e bën anekënd botës: ngjarjet e mrekullueshme në 'revolucionin e trëndafiltë' në Gjeorgji, 'revolucionin e portokalltë' në Ukrainë, votimin masovik në Afganistan, ku kontribuon edhe Polonia, si dhe votimet e mrekullueshme të së dielës në Irak", tha sekretarja e shtetit Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG