Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Nuk ka asnjë të mbijetuar nga aeroplani, i cili të enjten u zhduk nga radarët në afërsi të Kabulit.
Helikopterët e NATO-s sot i gjetën mbeturinat e aeroplanit në malet, 30 km në juglindje të Kabulit.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Lutfullah Mashal i tha radios 'Evropa e Lirë' se asnjë nga 104 udhëtarët nuk ka mbijetuar.
"Sot ministria e brendshme dhe forcat e koalicionit i vazhduan operacionet e kërkimit. Disa pjesë të aeroplanit u gjetën, por të gjithë udhëtarët, shumica afganë dhe disa të huaj e humbën jetën", tha Mashal.
Aeroplani Boeing 737 fluturonte nga qyteti lindor Herat në drejtim të Kabulit. Në mesin e të vdekurve besohet se janë edhe 20 të huaj.
XS
SM
MD
LG