Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolesja Rice ka biseduar në Ankara me presidentin dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë. Mardhëniet amerikano-turke kanë pësuar ulje-ngritje gjatë luftës në Irak, si pasojë e drojës turke për shkëputjen e kurdëve të Irakut, çfarë do kishte pasoja për pakicën kurde në Turqi.
Pas Ankarasë Rice udhëton drejt Jerusalemit, ku takohet gjatë ditës me kryeministrin izraelit Ariel Sharon dhe udhëheqësin e autoritetit palestinez, Mahmud Abas. Rice po viziton rajonin si pjesë e turneut të saj të parë në detyrën e shefes së diplomacisë amerikane. Bisedimet mes Rice dhe drejtuesve palestinezë e izrealitë zhvillohen në prag të takimit të Egjiptit, ku pritet që Sharon e Abas të takohen për herë të parë që nga zgjedhja e Abas.
Mbrëmë vonë Rice është takuar në Ankara dhe me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ku është biseduar për shkallën e demokracisë në Rusi, programet bërthanmore të Iranit dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Rice i ka shprehur Lavrovit shqetësimet amerikane për demokracinë në Rusi.
Pas takimit Lavrov ka deklaruar se presidenti Bush do vizitojë Moskën në 9 maj, ku do marrë pjesë në 60-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG