Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarët e koalicionit fetar të shiitëve në Irak kërkojnë të kenë postin e kryeministrit në qeverinë e re të Irakut, që pritet të krijohet së shpejti. Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve flasin për fitore të grupeve fetare shiite, derisa koalicioni i drejtuar nga kryeministri aktual, Ijad Allaui, renditet i dyti.
Përfaqësuesit e sunitëve, që nuk morrën pjesë në zgjedhje, janë shprehur të gatshëm të përfshihen në procesin e hartimit të kushtetutës. Por Omar Rageb, nga Komiteti Sunit i ekspertëve të fesë islame, ka vënë si kusht për pjesëmarrje arritjen e konsensusit për tërheqjen e trupave të koalicionit.
Gjatë 24 orëve të fundit rasportohet për 20 irakianë dhe tre ushtarë amerikanë të vrarë. Njëherësh katër inxhinierë egjiptianë janë rrëmbyer paraditen e sotme.
XS
SM
MD
LG