Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga Iraku sot raportohet për dy sulme të ndara në dy qytete. Sipas policisë, një person vetëvrasës me makinë bombë sulmoi stacionin e policisë në qytetin Mosul, duke vrarë së paku 11 irakianë. Është thënë se makina shpërtheu jashtë selisë së policisë. Një tjetër makinë bombë ka eksploduar jashtë stacionit të policisë në qytetin Bakuba, që është në verilindje të Bagdadit. Zyrtarë spitalorë kanë thënë se së paku 8 persona janë vrarë nga ky sulm. Nuk ishte e qartë se a ishte ky sulm vetëvrasës apo jo. Prej zhvillimeve të tjera në Irak, veçojmë lajmin se ushria e Shteteve të Bashkuara ka përgënjeshtruar raportin, në të cilin thuhej se në përleshje me kryengritës gjatë sulmit në stacionin e policisë në Mahawil, në jug të Bagdadit, ishin vrarë policë dhe kryengritës. Ushtria amerikane ka thënë se në Mahawil nuk ka pasur përleshje.
XS
SM
MD
LG