Ndërlidhjet

VJENË


Koordinatori special i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek, në intervistën për të përditshmen austriake, Die Presse, ka vlerësuar se viti 2005 mund të jetë vendimtar për Ballkanin dhe ka sinjalizuar se bashkësia ndërkombëtare nuk po i kushton vëmendjen e duhur këtij rajoni. Duke folur për Kosovën Busek ka thënë se ajo është rast klasik i mungesës së menaxhimit në vazhdimësi të krizës.
Busek ka thënë se të gjithë angazhohen për të gjetur një zgjidhje, por propozime në tavolinë ende nuk ka, për të shtuar se Kosova është një bombë e kurdisur në Ballkan.
"Në Kosovë shkalla e papunësisë është 50-60%, ndërsa gjysma e popullatës është më e re se 25 vjet. Nëse këta njerëz nuk do të kenë vende pune ata do të kapin armët", ka thënë Busek për të shtuar se mbajtja e gjendjes aktuale në Kosovë është e pamundur, njësoj si edhe pavarësia e menjëhershme", tha Busek.
XS
SM
MD
LG