Ndërlidhjet

SHKUP


Një ekip i hetuesve ndërkombëtarë nga Gjykata e Hagës ka filluar në Shkup një raund të ri të marrjes në pyetje, si pjesë e hetimeve përfundimtare nga kjo Gjykatë lidhur me krimet e dyshuara, të kryera gjatë konfliktit etnik të vitit 2001.
Zyrtarët e Gjykatës kanë marrë në pyetje Zllatko Krstovskin, ish truprojë e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. Në pyetje do të merren dhe ish prokurori i përgjithshëm Stavre Xhikov dhe dy gjykatës. Deri tani numri i personave të pyetur i ka kaluar të 120 vetët, derisa hetimet po kryhen për rastin e Lubotenit ku u vranë 10 shqiptarë.
XS
SM
MD
LG