Ndërlidhjet

ROMË


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka mbërritur në Itali, ku nesër do takohet me kryeministrin Silvio Berlusconi dhe Ministrin e Jashtëm, Gianfranco Fini. Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Irak, Iran dhe Ballkan do jenë temat e diskutimeve.
Po sot Rice, ka përfunduar vizitën në Lindjen e Mesme, ku gjatë ditës është takuar me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abaz. Ajo ka bërë të ditur se Abas dhe kryeministri izraelit Ariel Sharon, kanë pranuar ftesën e presidentit Bush për të vizituar Shtëpinë e Bardhë në pranverë.
Rice ka premtuar ndihmën amerikane në proçesin e paqes izrealito-palestineze. Ajo ka shtuar se Uashingtoni ka emëruar gjeneralin, William Ward, të veprojë si bashkërendues për forcat palestineze të sigurisë.
Njëherësh parashikohet një paketë ndihmash prej 350 milionë dollarësh, nga të cilat 40 milionë do të mbërrijnë në muajt që vijnë në territoret palestineze, për të krijuar vende pune dhe në ndërtimin e infrastrukturës. Lidhur me rolin e palëve të përfshira në konflikt Rice ka theksuar:
"Është koha që të dyja palët të bëjnë maksimumin e përpjekjeve të tyre për t'i dhënë paqes një mundësi reale. Unë kam qenë e kënaqur nga bisedimet në Rramallah dhe në Tel Aviv."
XS
SM
MD
LG