Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Izraelitët dhe palestinezët pritet të bëjnë publike në takimin që do mbahet nesër në Egjipt, armëpushimin, i cili vjen pas afro katër vitesh konflikti të armatosur.
Pritet që ky të jetë rezultati kryesor i takimit të nesërm mes kryeministrit izraelit Sharon dhe udhëheqësit palestinez Abas, ka bërë të ditur Erakat, ministri palestinez për bisedimet.
Presidenti amerikan George Bush, ka vlerësuar përpjekjet e fundit të izrealitëve dhe palestinezëve për të krijuar një atmosferë bashkëpunimi.
"Kam qenë i befasur pozitivisht nga angazhimi i Mahmud Abas për të luftuar terrorizmin, nga deklaratat e tij publike. Gjithashtu më ka befasur dhe ndihma që Izraeli i dha palestinezëve për të mbajtur zgjedhjet", tha Bush në Shtëpinë e Bardhë, në një konferencë shtypi që përkonte me përfundimin e vizitës në rajon të kryediplomates amerikane.
XS
SM
MD
LG