Ndërlidhjet

SHARM EL-SHEIK, EGJIPT


Në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit izraelit, Ariel Sharon dhe liderit palestinez, Mahmoud Abbas u arrit marrëveshja për armëpushim. Agjencitë e lajmeve informojnë se kjo është edhe një përpjekje për ndaljen e dhunës së fundit katërvjeçare ndërmjet izraelitëve e palestinezëve. Pas takimit me kryeministrin Ariel Sharon, presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas tha se "është koha që populli palestinez ta rifitoj lirinë". Në këtë samit ishin të pranishëm edhe presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak dhe mbreti i Jordanisë, Abdullahu i dytë.
XS
SM
MD
LG