Ndërlidhjet

HAGË


Prokurori Geoffrey Nice ka thënë sot në procesin kundër të akuzuarit Sllobodan Millosheviq, në gjykatën për krime të luftës në Hagë, se dëshmitari i mbrojtjes, Mitar Baleviq, ka qenë ndër liderët e serbëve të Kosovës, të cilët zoti Millosheviq, në fund të viteve të 80-ta, i ka përdorë për përforcimin e pushtetit. Dëshmitari Baleviq e kundërshtoi një konstatim të prokurorit Nice se "dëshmia e tij është e njëanshme dhe ofenduese për shqiptarët". Ish presidenti i Serbisë, Sllobdan Millosheviqi është i akuzuar për krime kundër njerëzimit, për kirme lufte dhe për gjenocid, në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG