Ndërlidhjet

ATHINË


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq tha sot se për palën serbe, "Kosova e pavarur është e papranueshme". Ai mëtutje tha se "kjo do të destabilizonte Maqedoninë fqinje". Këto komente zoti Tadiq i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm të Greqisë, Petros Molyviatis. Zoti Molyviatis tha se "zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të mbështetet në parimet dhe vlerat evropiane, zgjidhje që do të ndihmonte në ndërtimin stabilitetit dhe të paqes në rajon".
XS
SM
MD
LG