Ndërlidhjet

logo-print

PARIS, UASHINGTON


Takimi i nesërm i ministrave të mbrojtjes të Natos, që mbahet në Nicë, "do t'u lejoj ministrave që të diskutojnë për çështjet e ndjeshme aktuale: Afganistanin, Kosovën dhe rikonstruktimin e Irakut", tha sot ministrja e mbrojtjes e Francës, Michelle Alliot-Marie, në një intervistë të botuar në gazetën Matin. Në këtë samit, që mbahet nesër dhe pasnesër, do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Nga Uashingtoni, agjencia Reuters transmeton fjalët e një zyrtari të mbrojtjes se zoti Rumsfeld do të kërkoj nga aleatët e Natos, që të mos udhëhiqen nga çështjet politike kombëtare, të cilat, sipas këtij zyrtari, i kufizojnë veprimet e personelit ushtarak të tyre në misionet e aleancës. Ai mëtutje është shprehur se këto kufizime kanë dëmtuar misionet e aleancës në Kosovë dhe në Irak.
XS
SM
MD
LG