Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare sot do të takohen me sekretaren amerikane të shtetit Condoleezza Rice.
Sekretari i përgjithshëm i aleancës Jaap de Hoop Scheffer ka shprehur dëshirën që takimi t'i vërë vulën unitetit të ri transatlantik pas ndarjeve rreth Irakut.
Shefat e diplomacive të NATO-s, gjithashtu pritet të diskutojnë për misionet e aleancës veriatlantike në Afganistan dhe në Kosovë.
Ndërkohë, liderët evropianë kanë reaguar pozitivisht ndaj thirrjes së sekretares së shtetit Condoleezza Rice, që Evropa dhe Amerika të hapin një "kapitull të ri" në marrëdhëniet e tyre.
Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së Javier Solana tha se Rice ka transmetuar një "mesazh pozitiv" dhe ka bërë "gjest të vlefshëm" në fjalimin e saj në Paris.
Ministri i Jashtëm i Francës Michel Barnier u dakordua me Rice se është koha për një fillim të ri midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
XS
SM
MD
LG