Ndërlidhjet

MADRID


Rreth 30 persona u plagosën nga shpërthimi i një veture bombë në një paralagje të Madridit. Policia tha se më parë gazeta baske Gara kishte marrë një paralajmërim për shpërthimin nga grupi separatist ETA. Kryeministri Jose Rodriguez Zapatero tha se bombat nuk kanë vend në shoqëritë civile. "Dua të them se për terroristët e ETA-s dhe ata që i mbështesin nuk ka vend në politikë, apo në shoqërinë civile. Bombat të çojnë vetëm në burg dhe e ardhmja e Spanjës dhe e rajonit bask nuk do të preket nga ato" tha Zapatero. Sipas njoftimeve, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
XS
SM
MD
LG